Real Madridi po e largon Bale, ja ҫfarë bëri skuadra pas këtij vendimi

10:00 | 03 Mars 2019

Gareth Bale duket se përfundimisht do të largohet nga Real Madridi.

‘Los Blancos’ po shpresojnë që Tottenham do të jenë të gatshëm të pranojnë rikthimin e uellsianit.

Madrilenët po përgatitën që të ofrojnë Bale për shërbimet e Christian Eriksen, shkruan ‘Mirror’.

Mbretërit janë të gatshëm të largojnë Bale gjatë kësaj vere, pas një sezoni dëshpërues të tij.

Eriksen kërkohet qe një kohë të gjatë nga Real Madrid, por skuadra e Tottenham nuk ka qenë e gatshme të pranojë ofertat për largimin e tij.

Emri i Gareth Bale në ofertë do të mund të ndryshonte situatën dhe të bënte të mundur një transferim të danezit në ‘Bernabeu’.

Komento: