Gjiganti spanjoll po synon N’Golo Kanten.
Real Madridi ka kthyer fokusin te ylli i Chelseat, N’Golo Kante, për të cilin mund të ofrojë deri në 79 milionë euro, ka shkruar AS të shtunën.
Francezi që ka fituar dy herë Premier Leaguen dhe ka titull të botës, i ishte bashkuar Chelseat për 32 milionë euro në vitin 2016 nga Leicesteri.
Kante aktualisht paguhet 320 mijë euro në javë.
Për Chelsean pritet të jetë një verë e ngarkuar. Chelsea është fare pranë që të firmos me Timo Wernerin, kurse po e synon edhe Kai Havertzin.
Te skuadra londineze janë të bindur se do të firmosin edhe me Ben Chilëellin e Leicesterit, nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.