Real Madridi prezanton fanellën e parë për sezonin e ri, thjeshtë fantastike.
Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka prezantuar sot (e mërkurë) fanellën e parë apo atë që njihet si ‘fanella vendase’ për sezonin e ri 2023/24.
Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, përveç transferimeve, klubet merren edhe me çështje tjera, të cilat nuk janë gjithashtu të rëndësishme.
Njëra nga to padyshim se është prezantimi i fanellave që zakonisht vjen në fund të sezonin që lamë pas ose para nisjes së përgatitjeve para-sezonale për sezonin e ri.
Kështu ka vepruar edhe Real Madridi, i cili në bashkëpunim me kompaninë Adidas sot ka prezantuar fanellat e para, ato si vendas, për sezonin 2023/24.
Edhe këtë sezon, fanella e Los Blancos është bërë me materiale 100 për qind të ricikluara, pasi ky produkt përfaqëson vetëm një nga zgjidhjet e Adidas për të ndihmuar në përfundimin e mbetjeve plastike.
Fanella edhe kësaj radhe ka një dizajn madhështor, elegant dhe shumë me stil. E përbërë kryesisht nga ngjyra e tyre klasike, e bardhë dhe e përfunduar me detaje ari, ajo shfaq një shenjë “Hala Madrid!” në pjesën e pasme të qafës.
Pjesë e prezantimit të fanellës së sezonit 2023/24 ishin yje si Vinicius Junior, David Alaba, Toni Kroos, Federico Valverde dhe Thibaut Courtois.
Fanella tashmë është në shitje në dyqanin zyrtar të Real Madridit dhe Adidasit