Real Madridi është kampion i Spanjës në futboll. Reali të enjten mbrëma fitoj 2:1 ndaj Villarrealit dhe kështu mori pikët që i duheshin për të siguruar titullin e 34-t nacional.
Një xhiro para fundit Reali udhëheq në tabelë me 86 pikë. Barcelona është e dyta me 79 pikë.
Pikërisht Barcelona kishte fituar titullin në edicionin e kaluar.
Karim Benzema shënoi dy golat në fitoren ndaj Villarrealit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 29-të kurse për 2:0 shënoi nga penalltia në minutën e 77-të. Vincente Iborra vendosi rezultatin përfundimtar, 2:1, në minutën e 83-të.
Real Madridi titullin e fundit e kishte fituar në vitin 2017. Më pas dy tituj rresht i fitoi Barcelona. Barcelona të enjten pësoi nga Osasuna me rezultatin 2:1.