Real Madridi tjetër qasje nga Spanja, publikon flamurin e Kosovës në audiencën 178 milionëshe

14:26 | 10 Shtator 2025
Real Madridi tjetër qasje nga Spanja, publikon flamurin e Kosovës në audiencën 178 milionëshe

Kombëtarja e Spanjës dje ngjalli polemika me postimin paralajmërues për ndeshjen me Kosovën U21. Iberikët iu referuan Kosovës si “territor” e më vonë edhe si vetëm federatë.

Megjithatë, 15 herë kampionët e Evropës, Real Madridi në një postim për talentin e tyre Gonzalo Garcia që ishte në fushë ndaj dardanëve të rinj, ka publikuar edhe flamurin e Kosovës bashkë me rezultatin e ndeshjes.

Faqja e Real Madridit në Instagram ka plot 178 milionë ndjekës. /Klan.K

Komento: