Christopher Nkunku vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë dhe njëherit më i kërkuari nga top klubet evropiane.
Sulmuesi francez ka tre vite që shkëlqen në Gjermani me fanellën e RB Leipzig, por nuk u largua përkundër ofertave të shumta që kishte.
24-vjeçari vendosi në verë ta rinovojë kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2026, ku ka edhe një klauzolë largimi.
Reprezentuesi francez është prioritet i Real Madridit për edicionin e ardhshëm, por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se Los Blancos synojnë që në janar të transferojnë Nkunkun.
Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar Marca, kampioni në fuqi i Evropës është gati që në janar të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë eurove.
Kryeqytetasit spanjoll nuk duan të rrezikojnë dhe ta humbasin Nkunkun, pasi shumë skuadra të mëdha janë pas tij.
Manchester United, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Milan e Paris Saint Germain janë top klubet evropiane që gjithashtu e duan lojtarin.