Real Madrid nuk do të mund të transferojë Paul Pogban.
Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba.
Francezi e dëshironte shumë kampionin e botës dhe e kërkonte prej kohësh, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk pranon të shpenzojë një shifër të majme për të sjellë në Bernabeu Pogban.
Kriza e COVID-19 ka bërë një gropë të madhe në arkat e çdo klubi, prandaj madrilenët nuk duan të shpenzojnë më shumë.
Një tjetër arsye se pse Reali nuk do të shpenzojë është dhe fakti se klubi madrilen po punon në rikonstruktimin e stadiumit “Santiango Bernabeu”. Kjo do të thotë se Perez nuk do t’i plotësojë surprizën teknikut të tij.