Real Madridit kjo seri e humbjeve nuk i kishte ndodhur që 39 vite

12:26 | 22 October 2020

Kjo seri e humbjeve nuk i kishte ndodhur Real Madridit që 39 vite.

Real Madrid është mposhtur nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar 2:3 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë.

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve.

Real Madrid në sezonin e fundit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Manchester City, pas dy humbjeve radhazi.

Humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për ‘Los Blancos’.

Situata te Real Madrid është alarmante, sidomos kur dihet se të shtunën Real Madrid luan El Clasicon kundër Barcelonës.

Komento: