Real Madridit me formacione të ‘frikshme’ për sezonin e ri

18:20 | 05 Qershor 2019

Duket se Real Madridi po përgatit formacione të ‘frikshme’ për sezonin e ri.

Real Madrid gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt, për transferimin e Luka Joviq.

‘Los Blancos’ kanë vendosur të ndërhyjnë fuqishëm në tregun e transferimeve, pas dështimit të madh të përjetuar në sezonin e kaluar.

Eder Militao nga Porto dhe Luka Joviq, janë transferimet e Real Madrid deri më tani, derisa po vazhdon të punohet shumë për Eden Hazardin e Chelsea dhe Ferland Mendy i Lyon.

Në vlugun e këtyre spekulimeve, ‘Daily Mail’ ka dhënë katër versione të formacioneve të mundshme të Real Madridit për sezonin e ri.

Komento: