Real Madridit mund të jetë çelësi për transferimin e Mbappes dhe Davies

17:44 | 06 Nëntor 2023

“Arma sekrete” e Real Madridit mund të jetë çelësi për transferimin e Mbappes dhe Davies.

Real Madridi është duke synuar transferimin e Kylian Mbappes dhe Alphonso Davies në verën e vitit 2024.

Dhe për këto dy transferime, Los Blancos kanë një armë sekrete, duke shfrytëzuar raportet e Vinicius me dyshen..

Yje të ndryshëm që gjigantët e La Ligës duan të afrojnë, fillimisht nisin me ambasadorin e tyre sekret, brazilianin që kontakton me lojtarët direkt.

Dhe miqësia e 23-vjeçarit me Mbappen mund të jetë vendimtare për zhbllokimin e marrëveshjes.

Los Blancos janë të dëshpëruar për nënshkrimin e francezit, pasi shanset e tyre për të rrëmbyer superyllin u zhvlerësuan sezonin e kaluar.

Në vitin 2019, ylli brazilian shpërndau një foto me Mbappen, duke lënë mbishkrimin: “me mikun tim ” – duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij e ngushtë me yllin e Paris Saint-Germain mund ta shtyjë Realin të sigurojë një marrëveshje me të në të ardhmen.

Vinicius gjithashtu është përfolur se po tenton të joshë Davies në Bernabeu verën e ardhshme.

23-vjeçari ka pranuar se është i gatshëm të largohet nga Bayern Munich për Los Blancos dhe braziliani mund të jetë ai që do të ndihmojë në vulosjen e lëvizjes.

Dyshja shpesh ndërveprojnë me rrjetet sociale të njëri-tjetrit dhe së fundmi Davies i pëlqeu menjëherë postimi i Vincius me titullin “epokë e re” që i dedikohej Jude Bellingham.

Të enjten e kaluar braziliani i dërgoi kanadezit një mesazh të përzemërt për ditëlindjen e tij ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen, vëlla”.

Komento: