Real Madridit po i ndodh me e keqja!

12:23 | 16 December 2018

Real Madridit po i ndodh me e keqja qe nga largimi i Cristiano Roanldos.

Paraqitja e Real Madridit në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos i ka zemëruar tifozët në Santiago Bernabeu, të cilët shpërthyen në fishkëllima në fund të ndeshjes. Fishkëllimat mund të kishin qenë edhe më të zhurmshme po të mos ishte për tifozët që ishin larguar nga stadiumi qysh më parë.

Santiago Bernabeu e festoi ditëlindjen e 71-të më 14 dhjetor, mirëpo në stadium ishin vetëm 55,229 tifozë.

Edhe pse orari i ndeshjen ishte mjaft i përshtatshëm, shumë tifozë të Real Madridit preferuan të mos shkojnë ta përcjellin ndeshjen në stadium, transmeton Express.

Shumë tifozë nuk arritën ta shijojnë dy pritjet e njëpasnjëshme të portierit Thibaut Courtois, i cili e shpëtoi Real Madridin, i cili e fitoi këtë ndeshje përmes golit të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 13-të.

Por, përkundër që shumë ulëse ishin të zbrazëta për këtë ndeshje, kjo nuk ishte ndeshja me numrin më të ulët të tifozëve në stadium. Më 19 gusht, vetëm 48,446 tifozë ishin të pranishëm në Santiago Bernabeu.

Stadiumi ka qenë më i mbushur vetëm për dy ndeshje gjatë këtij sezoni. Në ndeshjen kundër Atletico Madridit 78,642 tifozë ishin të pranishëm, ndërsa në tri ndeshje më pak se 60 mijë ulëse ishin të zëna.

Për shkak se skuadra nuk është duke bërë paraqitje të mira gjatë ndeshjeve, ka një mungesë të lidhjes mes tifozëve dhe skuadrës. Kjo gjë ishte e dukshme në ndeshjen e djeshme, pasi që shumë tifozë u larguan para përfundimit të ndeshjes.

Edhe Asensio u fishkëllye në disa raste kur e humbi topin, si dhe pasimet e pasakta të Ceballos nuk u pritën mirë nga tifozët në stadium. Tani, Real Madridi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube për ta fituar edhe një titull.

Komento: