Real po e transferon yllin 40 milionësh

14:47 | 17 Dhjetor 2019

Real Madrid, është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Espanyol, Marc Roca në janar,raporton Don Balon.

Zinedine Zidane, mendon se 23-vjeçari është njeriu ideal për të hyrë brenda dhe për të siguruar konkurrencë për Casemiro, por edhe Bayern Munich mendohet se po monitoron përparimin e tij, përcjell ORAinfo.

Roca, i cili ka arritur 17 paraqitje të La Ligës për Espanyol këtë term, aktualisht vlerësohet në rreth 40 milion € ./ORAinfo/

Komento: