Real Madrid është duke kërkuar që Atletico Madrid të paguajë 50 milionë euro për të nënshkruar Marcos Llorente këtë verë, raporton AS.
24-vjeçari tashmë ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me skuadrën e Diego Simeone, por Rojiblancos tani duhet të arrijnë të bëjnë marrëveshje me rivalët e tyre të qytetit, përcjell ORAinfo.
Atletico janë të gatshëm të shkojnë deri në 40 milionë euro për momentin, por Los Blancos shpresojnë të shtrydhin 10 milion e mbetur prej tyre./ORAinfo/