Real- Villarreal, befasi në formacionet zyrtare

20:54 | 03 Janar 2019

Real Madridi është mysafir i Villarrealit në ndeshjen e mbetur të kampionatit spanjoll në futboll.

Los Blancos pozicionohen në vend të katërt në tabelën e La Ligas, me 29 pikë të arkëtuara pas 16 xhirosh.

Mbretërit duhet të fitojnë në mënyrë që të ngjiten në tabelë dhe të kërkojnë ta rivalizojnë Barcelonën që aktualisht i ka tetë pikë më shumë.

Nga ana tjetër, Nëndetësja e Verdhë është në zonën e rrezikut, në vend të 18-të në tabelë, me 15 pikë të grumbulluara.

Trajnerët Luis Garcia Plaza dhe Santiago Solari i kanë gati taktikat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Villarrealit: Asenjo, Gonzalez, Costa, Layun, Ruiz, Fuego, Fornals, Chukwueze, Caseres, Cazorla, Moreno.

Formacioni startues
i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas Vazquez, Benzema, Bale.

Komento: