Real vjen me transferim të “frikshëm”

18:54 | 13 Gusht 2019

Real Madrid nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Pogba

Edhe pse është mbyllur afati kalimtar në Angli, gazetat britanike vazhdojnë të besojnë se Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United.

Nëse në ‘Old Trafford’ nuk ka asnjë mundësi për transferimin e lojtarëve, ata kanë akoma të drejtën të shesin, dhe emri më i përfolur është Paul Pogba.

Mediet në Angli kanë raportuar sot rreth largimit të francezit drejt Real Madridit, duke thënë se Manchester United janë të gatshëm të negociojnë, për çmimin 160 milionë euro.

Me transferimin e mundshëm të Paul Pogbas, Real Madrid do t’i përgjigjej Barcelonës, që po ashtu është shumë pranë të mbyll çështjen për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Komento: