Real vjen me transferim të papritur

14:32 | 02 Shtator 2019

Zinedine Zidane, duket se do të shtojë në skuadrën e tij portierin e Evertonit, Maarten Stekelenburg, zbulon Football Insider.

36-vjeçari do të ishte një zëvendësim për Keylor Navas i cili duket se do të transferohet te PSG, përcjell ORAinfo.

Stekelenburg nuk do të ishte zgjedhja e parë e Madridit për të zëvendësuar Navas por ai po vlerësohet si një opsion tjetër nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet ish portierit të Liverpool, Pepe Reina./ORAinfo/

Komento: