Reali apo Barcelna, kush do ta fitojë sonte “El Clasicon”?

17:13 | 02 Mars 2023

Sonte do të luhet përballja e zjarrtë në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

“El Clasico” nis nga ora 21:00 dhe do të jetë loja e parë gjysmëfinale në “Copa del Rey”.

“Los Blancos” kaluan në këtë fazë pasi e mposhtën në çerekfinale rivalin e tyre lokal Atletico Madridin me rezultat 3:1.

Derisa katalunasit e mposhtën Real Sociedadin me rezultat minimal 1:0.

Skuadra e Carlo Ancelottit është në kërkim të trofeut të mbretit të cilin s’e ka fituar që nga edicioni 2013/2014.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i kësaj ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare.

Komento: