Chelsea dhe Manchester United janë në kontakt me Velez Sarsfield për Gianluca Prestianni.
16-vjeçari vlerësohet si ndër lojtarët më të mirë për moshën e tij në Amerikën e Jugut.
Në Argjentinë, sugjerohet se Barcelona dhe Velez kanë arritur marrëveshje në parim për adoleshentin.
Megjithatë, TMW thotë se Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United janë gjithashtu në kontakt me klubin argjentinas.
Dhe ndërsa ka pretendime se Barça ka paguar një shumë fillestare prej 1.2 milion euro për Prestianni, kontrata e të riut mbart një klauzolë blerjeje prej gjashtë milionë euro.
Los Blancos dhe Blugranasit ka kohë që e shikojnë lojtarin, por që tani edhe dy gjigantët anglezë i duan shërbimet e tij.