Eden Hazard në afatin e verës pritet të ndërrojë ekip.
Real Madridi i ka nisur përpjekjet për transferimin e Eden Hazardit duke e bërë ofertën e parë në vlerë 82 milionë euro, sipas Sun.
Gjiganti spanjoll e di se Chelsea do ta refuzojë ofertën, por ky është vetëm fillimi i qëllimit të tyre për ta blerë sulmuesin belg, shkruan Sun, përcjell Express.
Përfaqësuesit e Madridit e kanë vizituar tashmë Londrën për të biseduar rreth një marrëveshjeje për superyllin belg.
Chelsea, i cili e shkatërroi 5:0 Dynamo Kievin në Evropa Ligë mbrëmë, reziston ta humbasë yllin e skuadrës, veçanërisht pasi në dy afatet e ardhshme kalimtare nuk ka të drejtë të transferojë lojtarë sepse është i pezulluar nga FIFA.
28-vjeçari e ka pranuar kohë më parë se ëndërron të punojë me Zidanin në Real Madrid dhe i ka refuzuar disa oferta nga të kaltrit për t’u bërë lojtari i tyre më i paguar ndonjëherë.