Real Madridi triumfon në udhëtim te Sevilla.
Real Madridi ka fituar 2-1 në udhëtim te Sevilla në kuadër të javës së 37-të në La Liga.
Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin realizuar prej Rafa Mir.
Por, Los Blancos u kundërpërgjigjën shpejtë, duke i barazuan shifrat me golin e Rodrygos (29’).
Pjesa e parë u mbyll me këto dy gola, ndërsa në 45 minutat e dytë u shënua edhe një tjetër.
Ishte minuta e 69-të e takimit, kur Rodrygo shënoi të dytin personal dhe të dytin për madrilenët, për të përmbysur rezultatin.
Sevillës iu përkeqësuan gjërat, pasi në minutën e 83-të, Marcos Acuna u ndëshkua me karton të kuq.
Pas javës së 37-të, Real Madridi ka arkëtuar 77 pikë, ndërsa në xhiron e fundit të këtij edicioni do të përballen me Bilbaon.