Reali gabon, lëshon pikë kundër Real Betisit

18:29 | 09 Dhjetor 2023

Real Madridi kishte shpresuar të vazhdonte formën e tij të shkëlqyer me një tjetër fitore kundër Real Betis në “Benito Villamarin”.

Megjithatë, ata mund të merrnin vetëm një barazim 1-1, i cili i hap derën Gironës për t’u rikthyer në krye të tabelës së La Ligës nëse mund të mposhtin Barcelonën në derbin katalanas të dielën.

Real Madridi do ta gjente golin e parë në ndeshje pas 53 minutave.

Jude Bellingham shënoi golin e tij të 16-të personal për këtë sezon.

Megjithatë, “Los Blancos” nuk mundën të qëndronin në epërsi për shumë gjatë, pasi Betis gjeti golin e barazimit në mënyrë spektakolare.

Aitor Ruibal gjuajti nga 25 metra jashtë për të shënuar një gol të jashtëzakonshme.

Pas këtij barazimi Real Madrid vazhdon në pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Girona që ka 38 sosh dhe nesër do të luajë ndaj Barcelonës.

Komento: