Reali “gjuan grepin” te Liverpooli, i gatshëm ta ofrojë edhe Asension për yllin e madh

22:17 | 30 Qershor 2019

Nuk ka kush që e ndal Real Madridin.

Real Madridi duket se këtë vit do të bëjë një merkato të fuqishme për të përforcuar skuadrën.

Sipas “Sunnday Express”, drejtuesit e Real Madridit janë hedhur në sulm për lojtarin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Prej kohësh Zidane ka qenë në kërkim të një sulmuesi të djathtë, ndërsa 27-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion.

Ndërkohë, përveç ardhjeve Real Madrid do të ketë dhe largime, pasi Marco Asensio kërkohet nga “The Reds”.

Por ekziston dhe skenari i mundshëm që Liverpool dhe Real Madrid të bëjnë një shkëmbim mes dy lojtarëve.

Komento: