Reali hap bisedimet me Zidane për një rikthim të mundshëm

10:12 | 28 Prill 2023

Real Madrid ka vendosur tashmë kontakte me Zidane për një rikthim të mundshëm përpara sezonit të ardhshëm, pasi ka pasiguri për të ardhmen e Carlo Ancelottit mes lidhjeve me ekipin kombëtar të Brazilit.

Zidane ka qenë i lidhur me Juventusin dhe PSG-në, por një rikthim në Real Madrid është ende një mundësi, edhe pse mund të jetë e vështirë.

Raporti nga Foot Mercato shton se rikthimi i mundshëm i Zidane gjithashtu mund të hapë dyert për Kylian Mbappe në Real Madrid.

Sulmuesi francez, i cili gjithashtu mund të bëhet më i hapur ndaj idesë pavarësisht se u refuzua verën e kaluar.

Komento: