Reali i falet Benzemas, rrëmben tri pikë me vështirësi

18:23 | 06 Prill 2019

Ekipi i Zidanit sot ka pasur një punë të vështirë.

Real Madrid vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Eibarit në La Liga.

Skuadra e Zidane triumfoi me përmbysje 2-1 në duelin e luajtur në “Santiago Bernabeo”. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, miqtë arritën që të shënonin një gol të bukur pas një aksioni model, që u finalizua në fund nga Marc Cordona.

Los Blancos reagojnë vetëm në pjesën e dytë, teksa fillimisht vendosi baraspeshën në minutën e 59-të me një goditje me kokë.

Bomberi francez nuk do të ndalej me kaq, pasi 9-të minuta nga fundi i kohës së rregullt, shënoi edhe golin e dytë sërish me një goditje me kokë.

Real Madrid pas kësaj fitoreje ruan vendin e tretë me 60 pikë, dy më pak se Atletico Madrid.

Komento: