Reali e sheh Reece Jamesin si pasardhës ideal të Carvajalit
Mediumi spanjoll “Fichajes” raporton se gjiganti spanjoll ia ka vënë syrin mbrojtësit të djathtë, Reece James, përcjell Express.
Së fundmi, përfaqësuesi anglez e nënshkroi kontratën e re me Chelsean, e cila do ta mbajë atë të lidhur me “Blues” deri në vitin e largët 2028.
Sidoqoftë, nëse “Los Blancos” duan ta transferojnë futbollistin, i cili e mbulon për mrekulli krahun e djathtë në aspektin defanziv dhe ofanziv, duhet të shpenzojë shumë para.
James është sot njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë.
Dhe, kampioni spanjoll dhe evropian është munduar gjithmonë t’i marrë më të mirët.