Real Madridi planifikon të zyrtarizojë marrëveshjen me Diazin javën e ardhshme
Brahim Diaz do të rikthehet te Real Madridi, klub me të cilin do të nënshkruajë edhe kontratë të re.
Spanjolli është pjesë e “Los Blancos” që prej vitit 2019, por ai dy sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Milani.
Diaz tani duket se ka bindur krerët e klubit spanjoll për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, plani i Real Madridit është të prezantojë 23-vjeçari si nënshkrim të ri javën e ardhshme.
Hapi i parë thuhet se është zgjatja e kontratës së tij deri në verën e vitit 2027
Kontrata aktuale e Diazit skadon në verën e vitit 2025.