Reali me ofertë të “çmendur” për yllin e Napolit

19:22 | 23 Shkurt 2020

Reali me ofertë për yllin e Napolit.

Real Madrid është i gatshëm të bëjë një ofertë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, në përpjekje për të mposhtur konkurrencën e ekipeve tjera për 23-vjeçarin, shkruan La Repubblica.

Ruiz është në sezonin e tij të dytë në Serie A pas transferimit në verën e vitit 2018 për 30 milionë euro nga Real Betis dhe ka dalë si një nga lojtarët më të mirë të Napolit.

La Repubblica shprehet se gjigantët spanjollë Real janë gati të bëjnë një ofertë për të rikthyer ish-lojtarin e Betis në Spanjë, transmeton lajmi.

Gazeta romake sugjeron që Real dërgoi një vëzhgues në Brescia për të vëzhguar Ruiz të premten në mbrëmje, në ndeshjen në të cilën shënoi Ruiz.

Barcelona gjithashtu është e interesuar për lojtarin, dhe La Repubblica spekulon se presidenti i Los Blancos, Florentino Perez dëshiron ta rrëmbejë lojtarin nga ekipet e tjera sa më shpejtë.

Napoli aktualisht është në bisedime me Ruiz për një zgjatje të kontratës, me klubin që kërkon të fusë një klauzolë blerjeje mbi 100 milionë euro, ndërsa agjenti i lojtarit do të dëshironte që një klauzolë e tillë të vendoset nën atë shifër.

Komento: