Reali merr lajmin e keq para ndeshjes me Interit

18:16 | 23 Nëntor 2020

Benzema, Casemiro dhe Militao mund të jenë mungesat e Realit për sfidën kundër Interit në Champions League.

Jose Luis Sanchez, gazetari i ‘El Chiringuito de Jugones’, ka zbuluar se Karim Benzema është pothuajse i përjashtuar për ndeshjen me Interin të mërkurën.

Ai vazhdon të stërvitet i veçuar dhe sipas Sanchez, Zinedine Zidane nuk do të rrezikojë me liderin e skuadrës.

Në dyshim janë edhe Casemiro dhe Militao, që të dy të kthyer nga izolimi për shkak të COVID-19 vetëm javën e kaluar.

Ata nuk janë fizikisht gati për këtë takim, por deri të martën, gjithçka mund të ndodhë.

Derisa, tashmë dihet, Sergio Ramos dhe Alvaro Odriozola do të mungojnë shkaku i dëmtimeve, derisa Luka Jovic pasi ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ndeshja me Interit do të jetë jetike për Realin dhe Interin në Grupin B, pasi gjenden në pozitën e tretë me 4 pikë, respektivisht në atë të katërt me vetëm 2 pikë.

Lider është Borussia Moenchengladbach me 5 pikë, Shakhtar e dyta me 4 pikë.

Komento: