Real Madridi ka marrë vendim për të ardhmen e brazilianit Rodrygo.
22-vjeçari do të nxirret në shitje nga skuadra spanjolle në afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur “Marca” të martën.
Mësohet se te Reali nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Rodrygos, si dhe deklaratat e tij të fundit, ku haptazi ka bërë të ditur se është i detyruar të luaj si qendërsulmues dhe jo në krah.
Në 11 paraqitje këtë sezon, Rodrygo ka vetëm 1 gol e 1 asistim dhe Reali për kartonin e tij po kërkon të paktën 70 milionë euro.
Me shitjen e Rodrygos, Reali po dëshiron të bëjë vend për francezin Kylian Mbappe, që po pritet t’i bashkohet në fund të sezonit.
Rodrygo ka kontratë deri në vitin 2025 me Realin, ekip që iu bashkua në vitin 2019 nga Santosi.