Reali merr vendim të papritur për Tchouamenin

15:32 | 28 Prill 2023

Mesfushori Aurelian Tchouameni do të largohet nga skuadra e Real Madridit pas vetëm një sezoni në “Santiago Bernabeu”.

“Fichajes” përcjell të premten se drejtuesit e Realit tashmë kanë marrë vendim për ta nxjerrë francezin në shitje këtë verë.

Mësohet se me paratë nga shitja e 23-vjeçarit, skuadra spanjolle po synon blerjen e anglezit Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi.

Për ta lënë të lirë Tchouamenin, Reali po kërkon të paktën 100 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Liverpooli, Manchester Unitedi e Manchester City.

Tchouameni iu bashkua Realit verën e shkuar nga Monaco për 80 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Në 40 paraqitje këtë sezon, ai ka 4 asistime.

Komento: