Tmerr për Real Madridin, Asension e humb sezonin?
Ylli i Real Madridit, Marco Asensio u bart me barelë jashtë fushës pasi e pësoi një lëndim shqetësues në gju, në fitoren e skuadrës së tij me penallti kundër Arsenalit në International Champions Cup në Maryland. Sipas mediave në Spanjë, lëndimi duket i rëndë dhe mund ta mbajë atë deri në nëntë muaj jashtë fushës.
Mesfushori sulmues u lëndua gjatë një dueli me Pierre-Emerick Aubameyang pasi i ngeci këmba në bar kur akrepat shënon një orë lojë dhe u rrëzua në fushë duke e mbajtur gjurin me dorë, transmeton Gazeta Express.
Ai u pa duke e mbajtur gjurin në agoni dhe më pastaj e fshehu fytyrën duke i mbuluar emocionet derisa stafi mjekësor e largoi nga fusha.
Mediat spanjolle shkruajnë se ai rrezikon të mungojë nëntë deri në nëntë muaj, që do t’ia humbiste atij gati të gjithë sezonin e ri.
Dyshohet se ai i ka lënduar rënë ligamentet në gjurin e majtë
Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane tha se lëndimi duket serioz.
“Është shqetësues. Shpresojmë se jo. Ai ka shkuar drejt e në spital për të bërë teste. Duket keq”, tha Zidane.