Reali nuk do të stërvitet në “Anfield”, Alonso tregon pse ka marrë këtë vendim

14:09 | 02 Nëntor 2025

Të marten, dy prej skuadrave me më shumë tituj në Champions, Liverpul dhe Real Madrid do të përballen mes vete në fazën e ligës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Anfield”, derisa Real Madridi ka njoftuar se nuk do të kryej stërvitjen e fundit në stadiumin e skuadrës angleze, shkruan IndeksOnline.

Klubi mbretëror stërvitjen e fundit para nisjes për Angli, do ta zhvillojë në qëndrën stervitore në ”Valdebebas”.

Trajneri i Real Madridit është pyetur se përse nuk do të stërviten në ”Anfild” derisa ka treguar arsyen pse e ka marrë këtë vendim.

“Nuk dua 200 kamera në seancën stërvitore. Pra, vendimi im është që ne do të stërvitemi në Valdebebas para ndeshjes me Liverpoolin.”, ka deklaruar shkurtimisht Alonso.

Komento: