Reali po e transferon yllin nga Premierliga

14:26 | 08 Shtator 2021

Pas Manchester Unitedit e Barcelonës, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit belg Youri Tielemans, ka njoftuar të enjten e përditshmja spanjolle “AS”.

Tielemans ka paralajmëruar largimin nga Leicesteri dhe Reali po synon transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

Tielemans ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 dhe së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Kartoni i 24-vjeçarit, vlerësohet rreth 50 milionë euro kurse Tielemans është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Monaco.

Këtë edicion, Tielemans ka shënuar një gol në katër ndeshje për ekipin anglez në të gjitha garat. Ai ka gjithashtu edhe katër gola në 44 paraqitje për Përfaqësuesen e Belgjikës.

Komento: