Nesër do të ketë debutimin e tij në ‘Bernabeu’ ylli i ri i Real Madridit.
Rodrygo Goes do ta veshë fanellën e Realit. Ai do të prezantohet të martën në “Santiago Bernabeu”.
Pritjes i ka ardhur fundi. Rodrygo Goes, që u ble nga Real Madridi vitin e kaluar për më shumë se 45 milionë euro, do të prezantohet nesër në “Stantiago Bernabeu”, transmeton Express.
18-vjeçari, që sezonin që lamë pas ishte i huazuar në Santos, klubin ku edhe e nisi karrierën dhe nga ku u transferua në Madrid – do të zbresë nesër për herë të parë në Bernabeu me fanellën e Realit, derisa më pas do të dalë në konferencë para gazetarëve.
Ai do të prezantohet në ora 13:00.