Realizohet goli më i shpejtë në histori të Premier League, ja kush e ka shënuar

22:59 | 23 Prill 2019

Sonte është shënuar goli më i shpejtë në histori të Premiere League.

7.69 sekonda ju deshën Southampton-it për të zhbllokuar ndeshjen e kampionatit kundër Watford-it.

Goli i realizuar nga Shane Long, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes, është më i shpejti në historinë e Premier League.

Më parë rekordi mbahej nga Ledley King për 9.82 sekonda, ndërkohë që pak më lart tij është Alan Shearer për10.52 sekonda.

Komento: