
Pas stërvitjes individuale dje, Ante Rebic mori pjesë në seancën e parë stërvitore me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës këtë mëngjes.
Sky Italia raporton se përkundër kësaj, kroati ka shumë të ngjarë të fillojë nga bankina ndeshjen kundër Hellas Verona të dielën në mbrëmje, përcjell ORAinfo.
Trajneri i Milanit, Giampaolo është duke përgatitur skuadrën për ndeshjen e fundjavës.
Ai pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin startues pasi që nuk ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion për trajnim gjatë javës, pasi që shumica nga ta kanë qenë të angazhuar me kombëtarët e tyre. /ORAinfo/
