Recep Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në 10 provinca

14:57 | 07 Shkurt 2023

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në 10 provinca.

E teksa turqi po përballet me moente dramatike, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj.

Gjendja e emergjencës ështën vendosur në 10 godina, të cilat janë goditur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan.

Gjithashtu Presidenti Erdogan përcolli situatën e fundit në lidhje me tërmetin që shkaktoi shkatërrime të mëdha në 10 provinca. Ai tha se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 3549. Numri i të lënduarve është 22168.

Komento: