Reçica thotë se kanë krijuar mundësi të reja për 27 mijë punëkërkues

14:02 | 03 September 2019

Skender Reçica ka thënë se janë krijuar mundësi të reja për 27 mijë punëkërkues.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se përgjatë dy viteve qeverisje, 27.000 punëkërkues të rinj janë përfshirë në punësim, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional.

Reçica ka thënë se prioritet i është dhënë përfshirjes së gruas në tregun e punës.

“Duke mos qenë që kënaqur me pozitën e gruas në tregun e punës, prioritet kyç ka qenë dhënia e mundësive për gra. Mbi 6000 gra janë punësuar dhe përfshirë në masa aktive të tregut të punës përgjatë këtyre dy viteve dhe mbi 5000 gra janë përfshirë në aftësim profesional”.

Për punësimin e rreth 27.000 punëkërkuesve ka folur dje edhe Sekretari i Përgjithshëm i NISMA Socialedemokrate, Bilall Sherifi.

Komento: