Reçica: Veprime amatoreske nga Osmani dhe Kurti, mosanëtarësimi i Kosovës në KiE është dështim i tyre

16:33 | 18 Maj 2024
recica:-veprime-amatoreske-nga-osmani-dhe-kurti,-mosanetaresimi-i-kosoves-ne-kie-eshte-deshtim-i-tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje kohe.

Ai e quajti dështim të kryeministrit Kurtit dhe presidentës Osmani si dhe veprime amatoreske ato rreth lobimit dhe komunikimit për t’u pranuar Kosova në Këshillin e Evropës.

“Së pari ky është dështim edhe i kryeministrit Kurtit edhe i presidentës Osmani, veprimet çfare i kanë bërë rreth lobimit dhe komunikimit për tu pranuar Kosova në Këshillin e Evropës janë edhe amatoreske po edhe nuk kanë të bëjnë fare me kulturën shtetërore institucionale dhe është për keqardhje çfarë niveli kanë rënë institucionet e Kosovës dhe shteti i Kosovës”, deklaroi ai.

Tutje ai thotë se e ka të paqartë qëndrimin e presidentës Osmani në raport me deklaratat e saj rreth anëtarësimit të Kosovës në KIE.

“Çfarë do të ndodhë më tutje, unë spo e kuptoj presidentën Osmani herë deklaron që nuk ka qenë fare e njoftuar për atë letrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrës së punëve të jashtme, dhe tani deklaron kjo çështje është vetëm e përkohshme”, theksoi ai per Blic.

Tutje, ai poashtu tha se nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por se kjo përpjekje për shtetin e Kosovës ka dështuar.

“Kosova nuk është rënditur si pikë e rendit të ditës për tu pranuar në Këshill të Evropës dhe faktikisht kjo përpjekje e domosdoshme për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, por edhe për Këshillin e Evropës ka dështuar”, përfundoi deputeti i Partisë Demokaratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Komento: