
Në fushë, AC Milan po lufton për Scudetton e tyre të parë që nga sezoni 2010/11 me vetëm tre ndeshje të mbetura. Megjithatë, jashtë fushës, pronarët po negociojnë me dy firma të veçanta për shitjen e klubit.
Dy palët që janë të interesuara për blerjen e Milanit janë Investcorp dhe RedBird Capital.
Të parët, me bazë në Bahrein, janë në bisedime të avancuara me Elliott Management (pronarët e Milanit), por periudha e ekskluzivitetit ka skaduar.
Kjo është arsyeja pse RedBird, me qendër në SHBA, është shfaqur e interesuar për ta blerë Milanin,përcjell ORAinfo.
Mediat në Itali raportojnë sot se RedBird kanë ofruar më shumë para se Investciopr për të blerë Milanin.
Fondi me bazë në Bahrein ka vënë 1.1 miliardë euro në tryezë, ndërsa RedBird ka ofruar edhe me shumë.
Prandaj sipas raportit, të dyja firmat janë ende në garë pasi Elliott i konsideron të dy kandidatë të fortë dhe serioz.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i drejtueve të Milan, por është e qartë se familja Singer do të sigurohet që klubi të përfundojë në duar të mira. /ORAinfo/