RedBird nuk do të paguajë 600 milionë euro për blerjen e Milanit, zbulohet shuma

14:44 | 31 August 2022

Shuma e huasë së shitësit që Elliott Management do t’i japë RedBird Capital për marrjen e Milan do të jetë më e vogël se sa mendohej fillimisht.

Sipas asaj që edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport raportoi këtë mëngjes, huazimi i shitësit (huaja që Elliott do t’i japë RedBird për të përfunduar blerjen e Milanit) duhet të bjerë në 550 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Në dokumente ishte shkruar se Elliott do të siguronte deri në 600 milionë euro që është gjysma e çmimit total të blerjes prej 1.2 miliardë euro dhe pritej që RedBird të merrte një hua të asaj shume, por tani është ulur me 50 milionë euro.

Milani do të kalojë zyrtarisht në duart e RedBird në orët e ardhshme, por ndërkohë, vazhdon gazeta, është rënë dakord më shumë kohë (30 ose më shumë ndoshta 60 ditë) për të përcaktuar hyrjen e mundshme të investitorëve të rinj në projektin e Gerry Cardinale për kuqezinjtë. /ORAinfo/

Komento: