Reduktimet e energjisë, Bajrami: Rezultat i një qeverie të paaftë me ministra praktikantë

12:38 | 27 December 2024
reduktimet-e-energjise,-bajrami:-rezultat-i-nje-qeverie-te-paafte-me-ministra-praktikante

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë elektrike.

Bajrami ka thënë se situata me energjinë e elektrike në Kosovë është si rezultat i qeverisjes së paaftë, me ministra praktikantë, të cilët s’kanë vizion as plan.

“Paradoksale. Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan. Taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë ngelë pa energji në këto ditë të ftohta dimri. Mjaft më me dështime! Koha për llogaridhënie dhe qeveri të aftë”, ka shkruar bajrami në Facebook./Indeksonline/

Komento: