Reduktimet e energjisë elektrike sa po zgjasin?

00:04 | 31 Gusht 2022

Sa po zgjasin reduktimet e energjisë elektrike?

Rrugën duhet ta kalojnë me vrap edhe në vendkalime për këmbësorë. Semaforët e vendosur këtu në lagjen Lakrishte në Prishtinë nuk janë funksionalë.

Funksionimin e tyre e pamundëson mungesa e energjisë elektrike.

Kjo po i nervozon qytetarët, të cilët thonë se po përballen me reduktime më të gjatë se 2 orë.

Ai akuzon Qeverinë për situatën e krijuar.

Por, cilat janë problemet që më së shumti po i shkakton mungesa e energjisë.

Mungesa e energjisë elektrike ka prekur edhe bizneset.

Në këtë autolarje pajisjet nuk janë duke punuar për më shumë se 1 orë këtu në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Edhe këtu, qytetarët akuzojnë Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike se ndalja e rrymës po ndodhë në periudha më të gjata se sa që është paralajmëruar.

Probleme po kanë edhe gastronomet.

Pronarët edhe pse nuk pranuan të flasin thanë se problem kryesor po mbetet mbajtja e freskët e produkteve.

E përfaqësuesi i tyre nga Shoqata e Gastronomeve ka plot kërkesa edhe për qeverinë.

Kurse nga KEDS me anë të një përgjigjeje më shkrim thanë se reduktimet janë duke zgjatur vetëm sipas paralajmërimeve 6 me rrymë dhe dy pa të.

Komento: