Reduktimet e energjisë elektrike, terr në verë e terr në dimër

22:30 | 02 Shtator 2022

Reduktimet e energjisë elektrike ka e ca kohë që kanë përfshirë vendin tonë.

Pikërisht për shkak të avarive në Bllokun B2, kishte reduktime në pikë të verës. Prandaj nevoja për riparimin e tyre, ishte mesë e domosdoshme.

Punëtorë dhe ekspertë të KEK-ut punuan më ditë të tëra për remontin e këtyre aparaturave që janë të vjetra më shumë se 40 vjet.

Puna duhej edhe të ishte e kujdesshme, pasi që vjetësia e bllokut mund të sillte dëme tjera.

Vjetërsia, nuk vërehet vetëm në bulonët që u ndërruan gjatë remontit të fundit. Aparatura e stërvjetëruar u kthye në funksionim, të enjten pasdite, për të prodhojnë më shumë energji elektrike.

Remonti i i këtij Blloku përfundoi, e reduktime nuk do të ketë më për një kohë.

Kryeshefi i Korporatës Energjike të Kosovës në emisionin “Frontal” në T7 tha se telashet me energjinë nuk do të ketë.

Por ai tregoi se cilat nga blloqet janë në funksion momentalisht. Krasniqi tregon se kohë mori riparimi i Bllokut B2.

“Flatrat janë dëmtu dhe nuk kanë mund me u rregullu edhe kështu ka marrë kohë 5 ditë më shumë se që është menduar”.

Fajtore për këtë gjendje krye shefi lë vjetërsinë e termocentraleve, dhe mos investimet në to.

Kurse nuk shpreson shumë në ndihmën nga Shqipëria, pasi që sipas Krasniqit edhe ata janë në gjendje të rëndë energjetike.

Ai paralajmëroj se përkundër kësaj Kosovën e pret një dimër i vështirë.

Komento: