Reduktimi i ngrohjes globale: Rohde thotë se Kosova është në rrugë të mbarë

21:28 | 26 Nëntor 2023
reduktimi-i-ngrohjes-globale:-rohde-thote-se-kosova-eshte-ne-rruge-te-mbare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar Kosovën për mënyrën sesi po i qaset problemit të ngrohjes globale duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.

Ai ka shkruar të dielën në platformën X, duke thënë se reduktimi i ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicion.

”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra”, ka shkruar ai.  

Komento: