Reformat në qeverisje dhe decentralizimi, Besnik Tahiri ftohet nga shteti i Joradnit në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar

11:38 | 21 December 2024
reformat-ne-qeverisje-dhe-decentralizimi,-besnik-tahiri-ftohet-nga-shteti-i-joradnit-ne-cilesine-e-ekspertit-nderkombetar

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit ndërkombëtar për të bërë analizë profesionale për reformat që qeveria e Jordanit synon të ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e tij për avancimin e qeverisjes së decentralizuar.

Tahiri atje ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështje Administrative në kuadër të Parlamentit të Jordanisë dhe dy blloqet partiake.

“Në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar, jam duke qëndruar për disa ditë në Mbretërinë e Jordanisë, për të bërë një analizë profesionale të reformave që qeveria e këtij vendi synon t’i ndërmarrë dhe për të ofruar rekomandimet e mia për avancimin e qeverisjes së decentralizuar.

Në Parlamentin e Jordanisë pata nderin të takoj kryetarin e Komisionit për Çështje Administrative dhe dy blloqet e partive dhe të prezantoj parimet themelore ndërkombëtare të decentralizimit si dhe trendet globale të reformave në qeverisje lokale. Në veçanti, u fokusova në rekomandimet e dhëna nga një grup i ekspertëve të Jordanisë, që lidhen me modernizimin e administratës qeverisëse në këtë shtet. Poashtu, një takim i veçantë ishte me Dr. Ali, Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Çështjeve Politike dhe Parlamentare”, ka shkruar Tahiri.

“Pritja iahte madhështore, ndërsa bashkëbisedimi ishte mbresëlënës.

Jordania është një ndër vendet më mike të Kosovës dhe është një shtet me një popull që meriton respektin më të madh”, ka përfunduar ai.

 

 

 

Komento: