“Refuzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, gabim i BE-së“

19:02 | 04 Prill 2020

Eurodeputeti gjerman Reinhard Bütikofer, ka akuzuar Brukselin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai e ka quajtur gabim të Bashkimit Evropian refuzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, ai ka thënë se krahas mohimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëzi po aq e madhe e BE’së ka qenë mosdhënia e dritës së gjelbër për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjërat esenciale të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, shkruan ai.

Komento: