Çitaku ka përmendur faktin se përderisa Hotit i ishte refuzuar projekti, Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë 100 mijë eur grant vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
Çitaku ka shkruar se VV-ja janë të korruptuar materialisht e moralisht.
“Pra,
Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro.
Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht” – ka shkruar ajo.