Refuzohet propozimi i kryetarit të Apelit që gjyqtari Mehmet Ndrecaj të jetë anëtar i Panelit për Lirim me Kusht

14:08 | 24 January 2025
refuzohet-propozimi-i-kryetarit-te-apelit-qe-gjyqtari-mehmet-ndrecaj-te-jete-anetar-i-panelit-per-lirim-me-kusht

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 341-të të mbajtur të premten, ka refuzuar unanimisht propozimin e kryetarit te Gjykatës së Apelit, Valon Totaj që gjyqtari Mehmet Ndrecaj të jetë anëtar i Panelit për Lirim me Kusht (PLK).

Paraprakisht, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se ka pranuar një email nga kryetari Totaj që në rendë dite të mbledhjes të jetë edhe propozimi i Ndrecajt për anëtar të PLK-së.

Zogaj tha se gjatë vitit 2024 kanë diskutuar edhe me kryetarin e Gjykatës së Apelit por edhe me atë të Supremes për profesionalizimin, transaprencën dhe rritjen e integritetit të PLK-së.

Kësisoj Këshilli unanimisht refuzoi këtë propozim, duke kërkuar nga Apeli ridelegim të një emri tjetër për anëtar të PLK-së./BetimipërDrejtësi

Komento: