Refuzoi kontratën 10-vjeçare nga Barcelona, mesfushori anglez zbulon ‘çmendurinë’

21:33 | 12 Nëntor 2020

Mesfushori anglez zbulon ‘çmendurinë’, refuzoi kontratën 10-vjeçare nga Barcelona.

John Bostock ka zbuluar se më herët ka pasur ofertë për të nënshkruar kontratë 10-vjeçare me Barcelonën.

28-vjeçari momentalisht është agjent i lirë, meqenëse ndërpreu kontratën me Toulouse muajin e kaluar për arsye personale.

Por, ai ka zbuluar se kur ishte i ri Barcelona i ofroi kontratë 10-vjeçare, ofertë të cilën e refuzoi.

“Kur isha 14, Barcelona me ofroi kontratë 10-vjeçare. Ronaldinho ishte lojtari im i preferuar në atë kohë dhe ata me dërguan një fanellë me nënshkrimin e tij, ende e kam në shtëpi. Thotë ‘Për John nga Ronaldinho’”.

“Kisha interesim nga Barcelona, Real Madrid, Inter, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool, që dominonin Evropën”.

“Më herët me kujtohet se doja të jem më i miri në botë dhe të fitojë Topin e Artë. E pashë Ronaldinhon me këto trofe dhe mendova se dua të jem ai. E vendosa identitetin dhe mendoja nëse nuk do ia dal, do jem dështim”, ishin fjalët e tij gjatë intervistës për ‘BBC Sport’.

Bostok bëri vetëm pesë paraqitje me Crystal Palace, pastaj kaloi të Tottenhami, ku u cilësua si ndër talentët më të mëdhenj anglez.

Ndërsa, në vitet në vijim, ai luajti në Belgjikë, Turqi dhe Francë, derisa edicionin e kaluar e kaloi huazim të Nottinham Forest.

Komento: